Katër nxënës të shkollës fillore “Dimo Haxhi Dimov” të komunës së Karposhit vazhdojnë të qëndrojnë në trajtim spitalor si pasojë e dyshimeve për helmim

nga Xh M

Shkup, 30 nëntor – Katër nxënës të shkollës fillore “Dimo Haxhi Dimov” të komunës së Karposhit vazhdojnë të qëndrojnë në trajtim spitalor si pasojë e dyshimeve për helmim, me simptoma të vjelljes, dhimbjes së barkut dhe temperaturës së lartë. Nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve sqarojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe e mirë, ndërsa gjatë dy ditëve të fundit nuk janë regjistruar raste të reja.

“Momentalisht kemi 4 fëmijë që po i nënshtrohen trajtimit spitalor në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, të gjithë morën trajtimin e duhur mjekësor dhe kujdesin e nevojshëm, tani janë në një gjendje shëndetësore dukshëm të përmirësuar. Ditën e premte kemi lëshuar tre fëmijë në shtëpi. Dje dhe sot nuk kemi pasur raste të reja”, tha Klinika për sëmundje të fëmijëve.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik nga analizat e mostrave të ujit të marra nga Shkolla Fillore “Dimo Haxhi Dimov” është konstatuar se analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit janë brenda vlerave referuese, respektivisht nuk janë gjetur metale të rënda në mostrat e ujit. Ndërsa në tre çezme të shkollës, respektivisht një në kuzhinë dhe dy në klasa janë gjetur prani të baktereve, kurse baktere fekale u gjetën në musaka dhe në disa sipërfaqe në kuzhinë dhe shkollë, duke treguar higjienë të dobët në shkollë dhe kuzhinë. Ndërkohë, Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur kuzhinën e shkollës. Nesër pritet të dalin analizat nga mostrat e marra në nëntë shkolla të tjera të komunës së Karposhit./Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More