Kapet 26-vjeçari, i dënuar për keqpërdorim seksual të të miturve

nga D. V.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dënuar me tre vjet burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar nga Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë.

Personi me inicialet E.M., 26 vjeç, ishte në kërkim dhe pas lokalizimit është ndaluar dhe dërguar për vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka riafirmuar përkushtimin për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e veprave penale që cenojnë rendin dhe qetësinë publike. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More