Kapet me lëndë narkotike, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

nga Xh M

MPB njofton se ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë në Strugë, për shkak se gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur lëndë narkotike.

“Sot (08.12.2025) në orën 07:05, në autostradën Strugë-Qafë Than, pranë fshatit Frangovë të Strugës, policia nga Stacioni i Policisë së Frangovës, në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, kanë ndaluar A.T. (46) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë.

Gjatë një kontrolli të një automjeti pasagjerësh “Opel Zafira” me targa të Strugës, të cilin ai po e drejtonte, u gjetën tre çanta me 62 pako marihuanë.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, droga u konfiskua dhe A.T. u ndalua në stacionin e policisë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, Policia Rajonale e Strugës do të paraqesë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More