Kapet në hyrje të Shqipërisë kosovari në kërkim ndërkombëtar për krime në Norvegji

nga D. V.

Një 35-vjeçar nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvergjeze, për vjedhje me dhunë dhe plagosje është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare shqipare, në kufi.

“I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvergjeze, për vjedhje me dhunë dhe plagosje, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të RSh-së, 35-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:   J. K., 35 vjeç, banues në Kosovë”, njofton Policia Shqiptare.

35-vjeçari do të ekstradohet në Norvegji.

“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo, pasi akuzohet nga Gjykata Lokale Sor Rogaland, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”. Interpol Tirana dhe Interpol Oslo do të kryejnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Norvegji”, përfundon njoftimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More