Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

nga D V

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një deklaratë të rëndësishme në emisionin “NOW me Erla Mëhillin, ku solli një zhvillim të ri nga SPAK.

Ai tha se dy deputetë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar vrasje ne një personi.

“Janë zgjeruar hetimet për disa subjekte të tjera, të cilët ne nuk i dimë ende. Për dy deputetë dhe dy biznesmenë, tani dyshohet nga ana e SPAK-ut, përmes informacionit të marrë nga të pandehurit, që ata kanë urdhëruar një vrasje,” tha Karamuço.

Ai shtoi se hetimet do të vazhdojnë dhe do të verifikohen të dhënat për këta individë, duke shtuar se SPAK-u është duke e trajtuar këtë çështje me shumë seriozitet.

“E kuptoni zhvillimet dhe dinamiken në SPAK; nuk po e them nga vetja ime. Hetimet do të vazhdojnë edhe për këta persona, kush janë ata, çfarë ka ndodhur dhe nëse ata e kanë realizuar vërtet atë që dyshohet. Dy deputetë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë kërkuar kryerjen e një vrasjeje dhe kanë dërguar një çantë me para për këtë qëllim. Po, kjo është kërkesa, një urdhër, një porosi,” shprehet Karamuço.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More