Moti sot në Shqipëri

nga D V

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa në qarkullim.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit dhe jug përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 1-8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë shpejtësi 9-17 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 2 deri 12°C; në zonat e ulëta 5 deri 18°C; në zonat bregdetare 7 deri 18°C.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More