Karen Pierce zëvendëson Peach si e dërguar e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor

nga Xh M

Londër, 7 shkurt – Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, të Komonuelthit dhe Zhvillimit, Dejvid Lemi (David Lammy), ka emëruar Kerën Pirs (Karen Pierce) si të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, me përgjegjësi për realizimin e Samitit.

Ajo do të marrë rolin në vazhdimësi nga Lordi Piç (Peach) në mars 2025.

Pierce, e cila është ndër diplomatet britanike më me përvojë, do të ketë për detyrë t’i çojë përpara synimet strategjike të Britanisë në vendet e Ballkanit, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë, thuhet në njoftim.

Pierce po e merr këtë post pas pesë vjetëve si ambasadore e Britanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në të kaluarën, ajo ka qenë edhe ambasadore britanike në Kombet e Bashkuara. Nga viti 2002 deri më 2006, ajo shërbeu si koordinatore për Ballkanin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More