Dibër, 26 shtator – Tre kandidatë për kryetar të Komunës së Dibrës, sot, në bazë të Kodit zgjedhor, në organizim të Komisionit komunal zgjedhor e nënshkruan Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Pasi që kryetari i KKZ-së, Rilind Hasa, e lexoi tekstin e kodit, nënshkrimin e vendosën ilirian Fetahu, kandidat i Aleancës nacionale për integrim (AKI), Fisnik Mela nga VLEN dhe Ramadan Imeri, kandidat i pavarur.
Angazhim i përbashkët është që procesi zgjedhor të kalojë në rendin më të mirë dhe Dibra të jetë shembull për tërë Maqedoninë dhe se me nënshkrimin e këtij dokumenti, jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe në praktikë do të qëndrojnë së bashku që këto zgjedhje të jenë të drejta dhe demokratike.
Gjatë nënshkrimit, përveç anëtarëve të KKZ-së, morën pjesë edhe përfaqësues të partive politike të cilët morën pjesë në zgjedhje ndërsa pas këtij akti tre kandidatët dhe disa nga anëtarët e KKZ-së patën takim të përbashkët për kafe.
Në zgjedhjet lokale, më 19 tetor, për këshillin 15-anëtarësh të komunës, lista për këshilltarë kanë LSDM, ku bartës liste është Muharem Imeroski, VMRO-DPMNE, Silas Muslioski, Vlen, Afrim Kërkuti, Artin Spahiu dhe Dërgim Kaja, bartës i listës së pavarur për këshilltarë.