Kasami: BDI ditën natën vret shqiptarët, ditën i vajton

nga Xh M

Tetovë, 9 tetor – Lideri i Besës, Bilall Kasami ka reaguar pas konferencës së jashtëzakonshme të BDI-së, e zhvilluar para Gjykatës Kushtetuese.

Kasami kritikon BDI-në se përmes skemave të caktuara ka dëmtuar shqiptarët.

“BDI përmes skemave të saj natën i vret shqiptarët, ditën i vajton. Edhe kështu po ndodh në vazhdimësi duke i diskriminuar shqiptarët përmes mekanizmave që nuk i ka rregulluar ashtu siç duhet si me rastin e balancuesit. Por fatmirësisht VLEN është këtu për tu kujdesur për shqiptarët duke sjellur ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat!

Thjeshtë dhe qartë, VLEN po mbulon turpin e BDI-së, e cila çështjet e shqiptarëve “i rregulloi” si fasadë!”, shkroi Kasami në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More