Kasami: Gjatë javës së ardhshme VLEN do të fillojë t’i bëjë publik emrat e kandidatëve për kryetarë komunash

nga D. V.

Shkup, 29 maj – Bilall Kasami tha se gjatë javës së ardhshme VLEN do të fillojë t’i bëjë publik emrat e kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kasami theksoi se edhe brenda kryesisë së VLEN-it tashmë kanë filluar ti diskutojnë emrat, të cilët do ta marrin mbështetjen.

“Jemi në bisedime me krerët e VLEN-it. Në fillim të javës patëm një takim të kryesisë së VLEN-it, ku u debatua edhe për metodologjinë e përcaktimit të kandidatëve, kemi pas komunikim edhe me agresione për matje të opinionit publik, ku në komunat të caktuara do të matet përkrahja e kandidatëve për kandidatë të caktuar.

Besoj se brenda javës tjetër do të dalin emrat e parë që do të kenë mbështetjen e VLEN-it për kryetarë komunash”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More