Kasami: Koalicioni qeveritar punon në përshpejtimin e procesit të eurointegrimeve

nga D V

Tetovë, 10 janar – Kryetari i Besës dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilal Kasami sot në pyetjen për ndryshimet kushtetuese deklaroi se koalicioni qeveritar punon në përshpejtimin e procesit të eurointegrimeve.

“Ne si koalicion qeveritar punojmë intensivisht në partneritet me Brukselin dhe Uashingtonin për të gjetur partnerë në Sofje, sepse megjithatë Sofjen duhet ta shohim ende si partnerin tonë të ardhshëm, mikun tonë të ardhshëm. Për sa kohë nuk e kemi këtë kontekst të ri, mendoj se ndryshimet kushtetuese janë të vështira për t’u zbatuar sepse nuk janë qëllim në vetvete. Pra, ndryshimet kushtetuese janë në shërbim të përshpejtimit dhe përfundimit sa më të shpejtë të procesit të integrimit të vendit në BE”, deklaroi Kasami.

Ai sot së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ishte për vizitë në Zhelinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More