Kasami: Lidhja e Prizrenit, frymëzim për krijimin e VLEN-it

nga Xh M

Tetovë, 10 qershor – Kreu i Tetovës, Bilall Kasami tha se Lidhjes së Prizrenit është udhërrëfyesi i përhershëm politik i subjektit që përfaqëson.

“Lidhja e Prizrenit është momenti ku takohen e kuptimësohen e kaluara dhe e ardhmja; është ngjizja e idesë kombëtare dhe kulmimi i organizimit politik shqiptar. Te Lidhja lind kombi shqiptar, sepse aty bashkohet vetëdija kombëtare me kërkesat politike. Nga aty masivizohet ideja shqiptare dhe bashkimi kombëtar. Prandaj, Lidhja është gjithmonë gjallë e na frymëzon përherë. Ajo nuk jeton vetëm deri në përmbushjen e ideve të saj, por mbetet burim force edhe më tej, sepse para së gjithash është frymë e frymëzim”, shkroi Kasami.

Kasami tha se Lidhja e Prizrenti ishte frymëzimi për krijimin edhe të VLEN-it.

“Lidhja ishte frymëzimi për krijimin e VLEN-it dhe do të mbetet forca që do të udhëheqë zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Ajo është model bashkimi dhe shtytje për zhvillim”, ka shkruar Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More