Kasami: Ndryshimet kushtetuese do të sillen, presim sinjal të qartë për eurointegrimet

nga D V

Shkup, 8 tetor – Lideri i Lëvizjes Besa, e cila është pjesë e Koalicionit VLEN, BIlall Kasami thotë se mbeten në qëndrimin për sjellje të ndryshimeve kushtetuese, por se së pari partnerët ndërkombëtarë, para së gjithash BE-ja dhe SHBA-ja, duhet të japin sinjal të qartë se si do të lëvizë rruga eurointegruese e shtetit.

“Ndryshimet kushtetuese janë vetëm parakusht për vazhdim të eurointegrimeve, por për integrimet e mëtutjeshme nevojitet partner nga ana e BE-së me plan të qartë për rrugën tonë drejt BE-së. Presim Brukseli të vijë me plan të qartë se si do të vazhdojë procesi i integrimit”, tha Kasami gjatë pjesëmarrjes së djeshme në emisionin “Klik plus” në Televizionin 21.

I pyetur nëse ky vendim do të sillet deri në fund të vitit, Kasami tha se asnjëherë nuk ka dhënë afate.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More