Kasami në Preshevë: Bashkëpunimi ndërkomunal, çelës për të ardhmen e shqiptarëve në rajon

nga Redaksia

Preshevë, 21 qershor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilloi sot një takim zyrtar në Preshevë me kryetaren e kësaj komune, znj. Ardita Sinani, si dhe me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, z. Shaip Kamberi.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave shqiptare në rajon, me theks të veçantë te sfidat e përbashkëta dhe potencialet për zhvillim të koordinuar në fusha të ndryshme si ekonomia, infrastruktura dhe arsimi.

“Forca jonë qëndron në bashkëveprim, në koordinim dhe në vullnetin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët në Luginë, në Maqedoni dhe kudo tjetër”, theksoi Kasami pas takimit.

Takimi në Preshevë u vlerësua si një hap konkret drejt fuqizimit të bashkëpunimit institucional mes komunave shqiptare në Ballkan, me synim rritjen e ndikimit të përbashkët dhe avancimin e çështjeve me interes kombëtar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More