Kasami: Në rrethin e dytë VLEN futet si fitues

nga Redaksia

Tetovë, 24 tetor – Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve do të futen si fitues dhe shtoi se, kjo do të jetë konfirmim i politikave te drejta dhe programit të përpiluar. Kasami tha se në raundin e dytë që do të jetë më 2 nëntor, do të vazhdojnë edhe më fuqishëm.

“Edhe në raundin e dytë, koalicioni VLEN futet si fitues, dhe me avantazhin të cilin e ka ne të gjitha komunat ku ka shku në balotazh, kjo do të jetë edhe një konfirmim i politikave tona të drejta edhe në përzgjedhje të kandidatëve, por edhe në programin të cilin e kemi përpiluar dhe i cili ka qenë shumë afër kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Si VLEN ne do të vazhdojmë edhe më fuqishëm që në raundin e dytë në balotazh të konfirmojmë rezultatin e parë”, tha Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More