Kasami nga fshati Gajre: Më 19 tetor është dita jonë!

nga Redaksia

Tetovë, 17 shtator – Kandidati i koalicionit VLEN, për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se ka qëndruar sonte në malësinë e Tetovës, më saktësisht në fshatin Gajre.

“Sërish në malësinë e Tetovës. Sonte qëndruam në Gajre, për një kafe e bisedë të sinqertë me banorët e këtij fshati të dashur.

Biseduam hapur për hallet e përditshme të tyre, por edhe për shpresat dhe vizionin që kemi për Tetovën tonë.

Malësia e Tetovës na mëson për qëndrueshmëri e forcë, pikërisht këto që na duhen neve për të ecur përpara.

Me 19 tetor është dita jonë. Bashkë, si një familje, do ta nisim kapitullin e dytë për Tetovën, që ta bëjmë më të fortë dhe më krenare”, ka shkruar Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More