Kasami nga lagja Migjeni: Prioritet e kemi hapjen e bulevardit

nga D. V.

Shkup, 29 gusht –  Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Migjeni, ku është folur për projektet e realizuara gjatë mandatit aktual si dhe për planet që e presin qytetin në katërvjeçarin e ardhshëm.

Kasami ka theksuar se prioritet i mandatit të dytë do të jetë hapja e bulevardit “Ilindenska” deri tek rrethrrotullimi i stadiumit, një arterie kyçe që do të zhbllokojë qarkullimin në Tetovë dhe do të lehtësojë jetën e qytetarëve.

“Punët e shumta dhe projektet e realizuara deri më tani janë garanci e përkrahjes së fuqishme që qytetarët po i japin qeverisjes lokale”, shkruan Kasani në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More