Taravari: Asnjëherë nuk kam pasur lakmi për pushtet, sistemet nuk janë edhe aq çështje emrash, janë çështje grupimesh

nga Xh M

Shkup, 13 prill – Ministri i shëndetësisë, njëherit kryetarë i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka theksuar se:

Asnjëherë nuk kam pasur lakmi për pushtet pavarsisht se është shumë e vështirë t’i rezistosh atij. Për mua politika ka qenë dhe do të jetë gjithnjë një formulë shumë e thjeshtë:
Cfarë po bëjmë për popullin dhe jo çfarë po bëjmë për veten dhe rrethin e ngushtë?!?!?!
Ky ishte sistemi që kishte paralizuar shoqërinë tonë dhe ndaj kategorikisht nuk na lejohet ta përjetojmë!
Dhe sistemet nuk janë edhe aq çështje emrash, janë çështje grupimesh!
Ne mund të jemi emrat e njëjtë por duhet të ndryshojmë mentalitet, përndryshe do të biem sërish në qarkun e përfitimeve të pamerituara që më thjesht do të thotë:
Rehatojmë kurrizin tonë mbi kurrizin e popullit!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More