Kasami nga Tirana: Mbështetje me zemër për Jorida Tabakun – politika bëhet pranë njerëzve, jo nga zyra

nga Xh M

Tiranë, 4 maj – Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot ka qëndruar në Tiranë për të mbështetur Jonida Tabakun ku sëbashku kanë shpërndarë ofertën e PD-së, në rrugët e Tiranës.

Bilall Kasami:

Në Tiranë, bashkë me kandidaten për deputete të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, një grua që e bën politikën me zemër, jo nga zyrat, por pranë njerëzve, në rrugë, në lagje, atje ku jeta është reale.

Ka politikanë që flasin për qytetarët dhe ka të tillë që ecin përkrah tyre, i dëgjojnë me kujdes dhe veprojnë me përgjegjësi. Jorida është një prej këtyre. Për këtë i dhashë mbështetjen time, sepse ajo e di mirë çfarë do të thotë t’u shërbesh shqiptarëve.

Bashkë shpërndamë edhe fletushka, por ajo që vleu më shumë ishin bisedat e sinqerta, të drejtpërdrejta me njerëzit. Sepse kur je pranë tyre, ballë për ballë me realitetin, e ndjen më thellë se çfarë i mungon këtij vendi. Dhe kur i dëgjon me zemër, kupton pse ia vlen të luftosh për të nesërmen.

Me gjithë zemër, suksese në zgjedhje, Jorida – Tirana ka nevojë për zërin tënd

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More