Shba, 7 shkurt – Lideri i Lëvizjes BESA dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistë për “Zërin e Amerikës” në Uashington, u pyet edhe për koalicionimin e mundshëm me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. Ai tha se si parti të Qeverisë, mund të bashkëpunojnë me VMRO-në por nuk mund të ketë bashkëpunim, pasi zgjedhjet lokale janë më komplekse.
“Ne jemi pjesë e koalicionit Qeveritar edhe në të kaluarën kemi pasur komunikim dhe bashkëpunim si parti opozitare. Tani kemi bashkëpunim në kuadër të Qeverisë. Zgjedhjet lokale janë pak më specifike, sepse nuk mund të themi për një bashkëpunim normal me VMRO-në, sepse kemi komuna ku konkurrojmë me VMRO-në, siç është komuna e Kërçovë, komuna e Bërvenicës ku beteja do të bëhet shqiptarë apo maqedonas ku e kemi më të vështirë për të bashkëpunuar, por ku kemi komuna si e Tetovës, Çairit, Gostivarit, ku duhet se fituesi është shqiptarë dhe komuniteti Maqedonas është minorancë, edhe në të kaluarën maqedonasit në kuadër të LSDM-së dhe VMRO-së kanë votuar për shqiptarë. Sa i përket listën e për shqiptarë ne garojmë veçmas dhe çdo parti kërkon votat për listën e vet të këshilltarëve, kështu që nuk mund të them se do të kemi një koalicion, por si parti të Qeverisë me siguri se do të kemi bashkëpunim”, deklaroi kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami