Kasami pret Gashin në Tetovë, vizitojnë fëmijët me nevoja të veçanta në shkollën “Liria”

nga D. V.

Shkup, 23 dhjetor – Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, sot ka pritur në Tetovë kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me të cilin lanë vizituar paralelen e nxënensve me nevoja të veçanta në shkollën fillore “Liria”.

Kasami në Facebook shkruan se Gashi ka dorëzuar donacion për shkollën.

“I nderuar që sot në shkollën fillore “LIRIA” në Tetovë, mirëpritëm kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi. Me këtë rast vizituam paralelen e nxënësve me aftësi ndryshe”.

“Nga ana e kryetarit Afrim Gashi, shkolla “LIRIA” pranoi donacion për këtë paralele duke bërë që edhe këta nxënës të ndjehen të barabartë me të gjithë. Kujdesi dhe përmirësimi i kushteve në shkolla mbetet prioritet i yni, dhe për këtë kemi ndihmën edhe të instancave më të larta të shtetit”, ka shkruar Kasami.

Në fund ai e ka falënderuar Gashin për kontributin dhe përpjekjet e vazhdueshme që po bën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More