Kasami publikoi projektin, ja si do të duket “Rruga e butiqeve” në Tetovë

nga D V

Shkup, 21 gusht – Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se “Rruga e butiqeve” do të shëndërrohet në rrugë me identitet artizanal, përcjell TV21. Kasami thotë se rruga do të shtrohet me kalldërma.

“Nga një rrugë me begatona të thyera, ku pluhuri dhe gropat me ujë i kanë ngjarë një rruge të shkatërruar dhe jo rrugës së butiqëve, tani e tutje këtë rrugë do e transformojmë në rrugë me identitet artizanal. Rruga e butiqeve do të rikonstruohet dhe ridejzinohet për nevojat e zejtarëve dhe për të ringjallur këtë rrugë të rëndësishme të qytetit. Kalldërma, ndriçim publik, gjelbërim, ulëse dhe shporta për mbeturina. Gjithashtu, kjo pjesë e rrugës për një periudhë kohore do të jetë shëtitore ku qytetarët do të mund të levizin lirshëm pasi do ndalohet qarkullimi me vetura!”, shkruan mes tjerash Kasami./tv21.tv

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More