Kasami shënon Ditën e Arsimit Turk me nxënësit në Komunën e Tetovës

nga Redaksia

Tetovë, 18 dhjetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mirëpritur sot në ambientet e komunës nxënësit e paraleleve me mësim në gjuhën turke, me rastin e shënimit të Ditës së Arsimit Turk në Maqedoninë e Veriut.

Kasami ka theksuar se arsimi dhe mirëqenia e nxënësve mbeten ndër prioritetet kryesore të pushtetit lokal, duke nënvizuar se Komuna e Tetovës është e angazhuar në përmirësimin e kushteve infrastrukturore në shkolla, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente bashkëkohore dhe dinjitoze.

Gjatë takimit, kryetari i komunës ka bashkëbiseduar me nxënësit edhe për funksionimin e pushtetit lokal, duke e cilësuar atë si një urë lidhëse mes institucioneve komunale, shkollave dhe nxënësve.

Takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive, duke reflektuar rëndësinë e arsimit shumëgjuhësor dhe respektin institucional ndaj komuniteteve që kontribuojnë në mozaikun arsimor dhe kulturor të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More