Kasami: Shqiptarët u çliruan nga regjimi, tani është koha për veprim

nga Xh M

Shkup, 23 qershor – Pas votimit të qeverisë së re, ka reaguar menjëherë kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke thënë se ndryshimi erdhi dhe se shqiptarët u çliruan nga regjimi, ndërsa tani është koha për veprim.

“Kuvendi sapo votoi anëtarët e Qeverisë së re, të cilën qytetarët e zgjodhën më 8 maj.
Tani nuk kemi kohë për të humbur, na pret shumë punë. Qytetarët presin jetë më të mirë, investime të cilat do të zhvillojnë ekonominë e do të ketë paga më të larta, investime infrastrukturore dhe të ardhme të sigurtë.

Ne kemi dëshmuar me sukseset tona, por tani me pushtetin qëndror ata do të jenë edhe më të mëdha.

Urime kabinetit të ri qeveritar. Urime kryeministrit të ri z. Hristijan Mickoski. Urime të gjithë qytetarëve e në veçanti shqiptarëve!

Shihemi në shënimin e sukseseve që na presin!”, ka shkruar Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More