Taravari pasi u zgjodh ministër: Kur u diplomova mjek, u betova se do të jem në shërbim të njeriut, sot betohem njësoj

nga Xh M

Shkup, 23 qershor – Arben Taravari nga VLEN nëpërmjet një postimi në Fejsbuk pas zgjedhjes ministër së Shëndetësisë është betuar se do të shërbejë për njerëzit.

“Sapo jam emëruar ministër i Shëndetësisë që për mua është privilegj dhe përgjegjësi.

I uroj punë të mbarë Ekipit Tonë dhe të gjithë Ekipit Qeveritar!

Kur u diplomova mjek, u betova se do të jem në shërbim të njeriut dhe shëndetit të tij pa asnjë dallim dhe me çdo mundësi…sot betohem njësoj si atëherë se do të jem në shërbimin tuaj me të njëjtin përkushtim!”, ka shkruar Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More