Kasami takohem me ambasadorin e Kosovës në Maqedoni: Bashkëpunimi mes dy vendeve do thellohet edhe më tej

nga D. V.

Shkup, 8 korrik – Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami ka njoftuar se ka realizuar takim me ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Florijan Qehaja.
“Sot fillova ditën me kafe bashkë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup shkëlqesinë e tij, Florijan Qehaja me të cilin kemi biseduar për zhvillimet e fundit politike në rajon dhe në vend. Marrëdhëniet diplomatike në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut gjithmonë kanë qenë në nivelin më të lartë dhe ky bashkëpunim jo vetëm që do të vazhdojë, por edhe do të thellohet edhe më tepër. Me hapjen e “One- Stop Shop” në vendkalimet kufitare kemi ofruar këto dy vende, duke përforcuar lidhjet mes shqiptarëve. Në takim kemi diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik, zgjedhjet lokale, për rrugën e përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe çështje tjera me interes të përbashkët”, ka shkruar Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More