Kasami: U vulos dhe nga partnerët strategjik se shumë funksionarë të BDI janë të zhytur në korrupsion

nga Xh M

Shkup, 9 dhjetor – Pas shpalljes së përditësuar të Liftës së Zezë amerikane nga DASH-i, pjesë e së cilës është edhe ish zv/kryeministri Artan Grubi, njëri nga liderët e VLKEN-it, Bilall Kasami në mënyrë ironike e ka uruar Grubin.

Postimi i plotë i Kasamit në Facebook:

“Sot u vulos edhe nga partnerët tanë strategjik se shumë funksionarë të BDI-së janë të zhytur në korrupsion. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Artan Grubin person non-grata. Kjo edhe një dëshmi që kemi thënë vazhdimisht se BDI po bën shoë për të shpëtuar veten e tyre në çdo rast, edhe së fundi me tendat ata po mundohen të mbulojnë korrupsionin dhe aspak nuk ju bëhet vonë për gjuhën shqipe!

Tani, a do bëjnë roje nate para Ambasadës së Amerikës në Shkup?

Përhajr Artan!”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More