Gjykata Kushtetuese: Nuk do të komentojmë raportet e mediave

nga Xh M

Shkup, 9 dhjetor – Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut njofton se për shkak të fshehtësisë së procedurës lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është në procedurë paraprake, nuk do të komentojë raportet e mediave apo besueshmërinë e tyre.

“Lidhur me interesimin e mediave për pjesët e publikuara, kinse nga një abstrakt i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Gjykata Kushtetuese njofton se për shkak të fshehtësisë së procedurës në rastin që është në procedurë paraprake, nuk do të komentojë për media raportet apo besueshmërinë e tyre”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More