Katerina Dimitrovska nga NJZ 1 në vendin e Marija Mitevës

nga D V

Shkup, 29 tetor – Katerina Dimitrovska nga Njësia zgjedhore 1 nga lista e deputetëve të Koalicionit “Maqedonia jote” e kryesuar nga VMRO-DPMNE do të jetë deputetja e re në Kuvend.

Paradite në seancën e Komisionit për çështje të imunitetit dhe mandateve, kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko i njoftoi anëtarët se Dimitrovska e ka pranuar mandatin.

Dimitrovska vjen në vendin e Marija Mitevës e cila dha dorëheqje nga funksioni i deputetes dhe u bë zëdhënëse e Qeverisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More