KE padit Poloninë për aksesin e të dyshuarve tek avokatët

nga D. V.

Komisioni Evropian ka dërguar Poloninë në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (ECJ) për shkak të zbatimit jo të saktë të ligjit të BE-së mbi të drejtën e aksesit te një avokat dhe të njoftimit në momentin e arrestimit.

”Sipas komisionit, Varshava nuk garanton mjaftueshëm mbrojtjen procedurale në fazat e hershme të hetimeve policore”, thuhet në një njoftim për shtyp të publikuar sot.

“Polonia lejon marrjen në pyetje ose mbledhjen e provave të rëndësishme pa praninë e një avokati, gjë që bie ndesh me rregullat strikte mbi të drejtën e aksesit te një avokat”, thuhet në deklaratë.

Për më tepër, “ligji polak lejon cënimin e konfidencialitetit të komunikimit mes të dyshuarve apo të akuzuarve dhe avokatit të tyre”, edhe pse legjislacioni i BE-së e garanton këtë konfidencialitet.

Komisioni tha gjithashtu se Polonia nuk i informon siç duhet prindërit ose kujdestarët ligjorë për ndalimin e të miturve, si dhe nuk siguron në mënyrë të saktë aksesin te një avokat në procedurat e urdhërarrestit evropian.

Polonia mund të përballet me gjoba të rënda nëse ECJ pranon ankesën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More