SHBA – “Boeing” kontratë prej 8,58 miliardë dollarësh me Izraelin për avionët F-15

nga D. V.

Kompania amerikane e prodhimit të avionëve “Boeing” ka siguruar një kontratë prej 8,58 miliardë dollarësh për “Programin Izraelit F-15”, njoftoi dje në mbrëmje Pentagoni.

“Kjo kontratë parashikon projektimin, integrimin, instrumentimin, testimin, prodhimin dhe dorëzimin e 25 avionëve të rinj F-15IA për Forcat Ajrore Izraelite – me një opsion që përfshin 25 avionë të tjerë F-15IA”, tha Pentagoni.

Puna do të kryhet në Saint Louis, Mizuri, dhe pritet të përfundojë deri më 31 dhjetor 2035.

“Kontrata përfshin shitje ushtarake të huaja për Shtetin e Izraelit – e cila u dha si një blerje me burim të vetëm”, shtoi Pentagoni.

SHBA-ja është aleati kryesor dhe furnizuesi i armëve i Izraelit.

Ky njoftim erdhi pas një takimi midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu dje në Florida.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More