Këmbësor i lënduar rëndë pasi u godit nga një automjet në rrugën “Rudniçka”

nga Xh M

Më 28 nëntor 2025, rreth orës 23:15, në NJPB Kërçovë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën “Rudniçka” në Kërçovë.

Sipas të dhënave zyrtare, automjeti “Hyundai” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga S.T. (50), ka goditur këmbësorin B.A. (37), të dy banorë të Kërçovës. Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore Kërçovë, ku ai është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i NJPB Kërçovë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More