Shkup, 20 dhjetor – Përdorimi i automjeteve dhe hapësirave publike në kuadër të fushatës politike në komuna. Këtë e konstatoi monitorimi i Qendrës për Strategji Evropiane Eurothink. Rezultatet e raportit i referohen periudhës së fushatës para zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët këtë vit, ndërsa mbi 70 vëzhgues kanë kryer monitorim në gjithsej 26 komuna.
“Kishim vërejtjet më të mëdha lidhur me pjesëmarrjen e funksionarëve publikë në ngjarje partiake dhe patëm edhe një rast të dezinformimit. Sa i përket organizatave të tjera qytetare që realizuan monitorimin, gjithsej 10 organizata qytetare, me 70 vëzhgues të trajnuar, në gjithsej 26 komuna, pati vërejtje në lidhje me burimet administrative. U evidentua se ishin përdorur hapësira publike dhe automjete për qëllime fushate, si dhe promovim i projekteve publike gjatë periudhës së fushatës nga ana e partive politike”, tha Mateja Kargovska, Eurothink.