Shkup, 2 korrik – Deputetja S.P. nga Shkupi ka paraqitur një denoncim në Stacionin Policor të Kisella Vodës rreth një incident të ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Sipas denoncimit të saj, ngjarja ka ndodhur më 1 korrik 2025, rreth orës 23:00, në bulevardin “Serbia” në Shkup. Deputetja ka deklaruar se është kërcënuar nga një person i panjohur, i cili ndodhej në një automjet të tipit “Mercedes”.
Rasti është njoftuar në polici në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht në orën 02:00. Nga Ministria e Punëve të Brendshme është konfirmuar se janë ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit të përfshirë.
Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për motivet apo rrethanat e incidentit.