Masë e re nga Ministria, denoncim anonim i problemeve në shëndetësi

nga Redaksia

Shkup, 2 korrik – Qytetarët tani do të kenë mundësi të raportojnë parregullsitë në sistemin shëndetësor përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Raportimi do të jetë anonim, por qytetarët do të mund të lënë të dhëna personale si numër telefoni apo adresë e-maili, nëse duan të kontaktohen nga autoritetet për ndonjë pyetje.

Për këtë risi informoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në një brifing me gazetarët.

Sipas masës së re, është paraparë që në fund të çdo muaji të publikohen të dhënat e raportuara – për secilin institucion shëndetësor publik, se sa parregullsi janë denoncuar nga qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More