Kërçovë: Filluan punimet për rikonstruimin e rrugës “Rudniçka”

nga Redaksia

Kërçovë, 28 qershor – Para disa ditësh, kanë filluar punimet për rikonstruimin e rrugës “Rudniçka” të qytetit të Kërçovës, ku paraprakisht është intervenuar në rrjetin e vjetëruar të ujësjellësit dhe kanalizimit të ujërave fekal.

Faza e parë e këtij projekti të financuar nga Banka Botërore dhe komuna e Kërçovës, pritet të përfundojë brenda dy muajve të ardhshëm.

“Para dy javësh kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës “Rudniçka”, njëra ndër rrugët më të frekuentuara të qytetit të Kërçovës. Rikonstruimi i kësaj rruge, është vazhdimësi e investimeve në infrastrukturën rrugore me mjetet e Bankës Botërore që kapin shumën prej 1 milion e 200 mijë eurosh”, – thotë kreu i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.

“Para se të fillojnë punimet për ndërtimin e këtij bulevardi modern, ka qenë i domosdoshëm rikonstruimi i sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit të vjetëruar të ujërave fekal, nënvizon Dehari, duke shtuar se faza e parë e këtij projekti, do të realizohet brenda dy muajve të ardhshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More