Tërmet në Maqedoninë e Veriu

nga Redaksia

Kërçovë, 29 qershor – Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes stacioneve sizmologjike të instaluara në territorin e vendit dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematike në Shkup, ka regjistruar sot në mëngjes në orën 05:54 një tërmet me epiqendër në rajonin e Valandovës, rreth 120 kilometra në juglindje të Shkupit.

Tërmeti ka pasur një magnitudë lokale prej ML 3.3 sipas shkallës së Rihterit.

Sipas të dhënave të deritanishme të observatorit, tërmeti është ndjerë në Valandovë dhe rrethinë me intensitet gradën IV sipas shkallës makrosizmike evropiane (EMS).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More