Kërkohet paraburgim për 65-vjeçarin nga Tetova i cili dyshohet për vrasjen e djalit të tij

nga D V

Shkup, 3 janar – Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 65-vjeçari nga Tetova, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale “vrasje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë dhunës në familje dhe pas një mosmarrëveshje të shkurtër reciproke, i dyshuari me dashje i ka marrë jetën djalit të tij 39-vjeçar, me të cilin jetonte në të njëjtën banesë, me një të shtënë nga një pushkë gjuetie që e posedonte me leje.

Plumbi e ka goditur viktimën në gjoks dhe i njëjti ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa i dyshuari është ulur në banesë me trupin e pajetë të të ndjerit derisa janë gjetur.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More