Këshilli Bashkiak i Himarës voton sot për të zgjedhur kryebashkiakun e komanduar

nga D V

Këshilli Bashkiak i Himarës do të mblidhet sot për të votuar se kush do të jetë kryetari i komanduar i Bashkisë së Himarës.

Kjo vjen pas dorëheqjes së kryetares së komanduar Blerina Bala, e cila qëndroi në këtë detyrë për 2 muaj. Ajo paraqiti dorëheqjen të mërkurën dhe njoftoi se largohet nga detyra për arsye personale.

Dy emrat që përfliten për t’u zgjedhur kryetar i komanduar janë dy nënkryetarët aktual të bashkisë, Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano. Ky i fundit ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në Himarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More