Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk i miratoi Vendimet për vendosjen e BRT-së dhe furnizimin e eko-autobusëve

nga D V

Shkup, 29 gusht – Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme nuk e miratoi Vendimin për dhënien e pëlqimit për lidhjen e marrëveshjes për implementimin e projektit vendosje e Transportit të shpejtë të autobusëve (BRT) në Qytetin e Shkupit. “Për” vendimin votuan katër këshilltarë, katër ishin “kundër” dhe dy të përmbajtur. Kundër këtij vendimi votuan këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, nga Qyteti human i gjelbër dhe E Majta.

Sistemi BRT, i cili ishte projekt i kryetarit paraprak të Qytetit, Petre Shilegov është një nga vendimet për zvogëlimin e kaosit në komunikacionin në kryeqytet, e ky është viti i tretë që nuk zbatohet dhe po paguhen dënime. Paratë për BRT qëndrojnë, ndërsa nga buxheti shtetëror paguhen dënime – nga 350 mijë euro interes vjetor për BERZH, pasi kredia me vlerë 70 milionë euro është marrë, por projekti nuk po realizohet.

Këshilltarët e Qytetit të Shkupit nuk e miratuan edhe Vendimin për furnizimin e eko-autobusëve. “Për” Vendimin votuan 20 këshilltarë, pesë ishin të përmbajtur dhe asnjë “kundër”.

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot e mban seancën, ku pritet që këshilltarët t’i përkrahin programet shtesë për punë të Higjienës komunale për punësimin e rreth 120 personave dhe të marrin vendim për ridedikimin e mjeteve të NQP-së, me të cilat do të riparohen dhe vendosen në funksion edhe 30 autobusë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More