Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

nga D V

Shkup, 18 prill – Këshilli i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në seancën e sotme të jashtëzakonshme njëzëri mori vendim të hënën më 22 prill, në orën 11 të organizojë protestë para Ministrisë së Kulturës për shkak të mospagesës së pagës për marsin për rreth tre mijë të punësuar në kulturë.

Vendimin në Fejsbuk e kumtoi kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov i cili sot në konferencë për shtyp njoftoi se do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e anëtarësisë për të vendosur për hapat e mëtejshëm.

Gjithashtu, në seancën e Këshillit të SASHK-ut është vendosur të fillohet edhe procedura dhe organizimi për grevë të përgjithshme në të gjitha institucionet nga veprimtaria e kulturës.

“Këshilli i SASHK-ut shprehu zhgënjim të madh nga mosekzistimi, përkatësisht ndërprerja e njëanshme e dialogut social nga ana e Ministrisë së Kulturës. SASHK, ekziston, fuqinë e SASHK-ut do ta ndjeni së shpejti”, shënoi kryetari i SASHK-ut në Fejsbuk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More