Këshilltarët e VLEN-it marrin mandatin, Qamili: Mirënjohës ndaj qytetarëve që e vlerësuan programin tonë

nga D. V.

Shkup, 5 nëntor – Sot, bartësi i listës së këshilltarëve nga koalicioni VLEN, Albi Qamili, së bashku me këshilltarët tjerë të zgjedhur nga ky koalicion, morën zyrtarisht mandatin për të përfaqësuar qytetarët në Këshillin Komunal të Tetovës.

Në fjalën e tij pas marrjes së mandatit, Qamili u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve që, siç tha ai, “e vlerësuan programin dhe ofertën tonë dhe na dhanë besimin për t’i përfaqësuar në Këshillin Komunal”.

Ai theksoi se këshilltarët e VLEN-it, në bashkëpunim me kryetarin e Komunës, Bilall Kasami, do të jenë në shërbim të qytetarëve, duke mbajtur përgjegjësi për fjalën e dhënë dhe premtimet e bëra gjatë fushatës.

“Uroj të gjithë këshilltarët e rinj edhe nga listat tjera. Presim opozitë konstruktive brenda këshillit komunal dhe bashkëpunim në të mirën e interesit publik dhe të qytetarëve”, tha Qamili.

Me këtë akt, përbërja e re e Këshillit Komunal të Tetovës fillon zyrtarisht punën, ndërsa pritshmëritë janë për bashkëpunim dhe transparencë në vendimmarrje në të mirë të komunitetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More