Këshilltari i pavarur Kërstevski ushtrues detyre i komunës së Koçanit?

nga Xh M

Koçan, 30 mars – Në Koçan, këto ditë po shtohen spekulimet se këshilltari i pavarur në Këshillin e Komunës së Koçanit, Venko Krstevski, tashmë ka siguruar shumicën për t’u zgjedhur ushtrues detyre i komunës, pasi kryetari Ljupço Papazov dha dorëheqje të parevokueshme nga posti pas tragjedisë në diskotekën “Puls”, dhe të nesërmen ai u rikthye sërish.

Krstevski premton se për shtatë muaj “do të bëjë më shumë se sa kanë bërë të gjithë kryetarët e komunave në këto 30 vjet”.

Ai planifikon të kontrollojë rreptësisht objektet e hotelierisë dhe të prishë tendat e paligjshme në qendrën tregtare të qytetit. Ai ka qenë këshilltar për gati tetë vjet dhe ka përvojë të konsiderueshme me çështjet lokale në Koçan.

Ai është folës i shpeshtë edhe në Këshillin e Komunës së Koçanit për çështjet që kanë të bëjnë me infrastrukturën lokale, problemin e deponive, kaosin e trafikut, si dhe rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, sportet lokale dhe mbështetjen për klubet sportive.

Ai gjithashtu premton se do të marrë një rol më të madh në punën e KF Osogovo, pasi në të kaluarën ka qenë edhe udhëheqës joformal i tifozëve Sejmeni dhe kryetar i GFK Osogovo.

Pas tragjedisë së Koçanit, Venko Krstevski shpesh është i pranishëm në media me propozimet dhe veprimet e tij të drejtpërdrejta për zgjidhjen e situatës në qytet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More