Taravari: Përshtypja e shqiptarëve është se VLEN nuk funksionon mirë

nga Redaksia

Shkup, 31 mars – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën për “360 shkallë” në TVM ka folur edhe për raportin në VLEN.

Ai ka zbuluar se ka realizuar anketë me shqiptarë, ku siç thotë, nga aty ka dalë se 70% e të anketuarve kanë vlerësuar se “VLEN nuk funksion mirë”.

Taravari ka vlerësuar se VLEN ka shumë mangësi dhe kjo si rezultat i mospërputhjes, që sipas tij, “shihet nga 100 kilometra larg”.

“Mendoj se kemi shumë mangësi, kjo nuk është për shkak kryeministrit Mickoski, kjo është më shumë për shkak neve. Ekziston njëfarë mospërputhje që shihet nga 100 km se shumë ngadalë funksionojmë. Përshtypjet te qytetarët janë se VLEN ka pozicion shumë të dobët në Qeveri. Vetëm unë që kam bërë 3 anketa te shqiptarët, përshtypja, rreth 70% e shqiptarëve mendojnë se VLEN nuk funksionon mirë dhe përfaqësimi i tyre në Qeveri nuk është i kënaqshëm”, tha Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More