Këto janë kandidatët e ASH së Ziadin Selës për zgjedhjet lokale

nga Redaksia

Shkup, 20 qershor – Sipas informacioneve të siguruara nga INA, krahu i Aleancës për Shqiptarët i udhëhequr nga Ziadin Sela do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2025 me tre kandidatë, në kuadër të koalicionit Fronti Europian.

Bazuar në marrëveshjen politike për ndarjen e komunave mes partive anëtare të Frontit Europian, Aleanca për Shqiptarët do të garojë në komunat Strugë, Dibër dhe Haraçinë me këta kandidatë:

Strugë – Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Dibër – Tiron Jajaga, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes

Haraçinë – Dirton Nebiu, ish-drejtor i Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar

Ky vendim konsiderohet pjesë e strategjisë politike të ASH-së për të ruajtur dhe forcuar praninë në qeverisjen lokale, si dhe për të konfirmuar rolin e saj në kuadër të Frontit Europian, pas zhvillimeve të fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More