Kina i bën thirrje Japonisë të përballet me historinë e saj dhe të reflektojë mbi të

nga Redaksia

Duke folur të martën në një konferencë të rregullt për shtyp për aktivitetet për 80 – vjetorin e fitores në luftën e popullit kinez kundër agresionit japonez dhe luftës botërore antifashiste,zëdhënësi i MJK -së , Guo Jiakun, tha se qëllimi i këtij aktiviteti përkujtor është të kujtohet historia dhe të vlerësohet paqja.

“Çdo vend që përballet me historinë me ndershmëri, nxjerr mësime prej saj dhe është vërtet i përkushtuar ndaj zhvillimit paqësor, nuk do ta dyshojë e aq më pak ta kundërshtojë këtë,” u shpreh ai.

Guo theksoi se kuptimi dhe trajtimi i drejtë i historisë, është një parakusht i rëndësishëm për rikthimin e Japonisë së pas luftës në komunitetin ndërkombëtar, një themel politik për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet fqinje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More