Mendi Qyra në Shum dhe Zagraçan: Së bashku në Strugë do ta sjellim ndryshimin për fëmijët tanë

nga Redaksia

Strugë, 26 gusht – Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, ka vazhduar takimet me qytetarët, këtë herë në Shum dhe Zagraçan.

Ai u shpreh se bashkëbisedimi me banorët i shërben për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre.

“Sonte, bashkë me banorët e Shumit dhe Zagraçanit, folëm me zemër. Dëgjuam hallet dhe kërkesat e tyre. Me miq e dashamirë kujtuam kohërat e vjetra dhe u zotuam se, së bashku, do të sjellim ndryshimin për fëmijët tanë, për nipërit e mbesat”, tha Qyra.

Ai shtoi se vizioni i tij është ndërtimi i një Struge me më shumë zhvillim, transparencë dhe shpresë për gjeneratat që vijnë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More