Kinë – Japoni, tensionet vijojnë

nga Xh M

Zëdhënësi i Forcave Detare të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës Wang Xuemeng tha të dielën se avionët e Forcave të Vetëmbrojtjes (SDF) të Japonisë iu afruan dhe ndërprenë vazhdimisht operacionet e forcave detare kineze gjatë një stërvitjeje rutinë, duke kërcënuar seriozisht sigurinë e fluturimit.

Wang shpjegoi se kohët e fundit u krye një stërvitje standarde fluturimi e avionëve luftarakë të bazuar në aeroplanmbajtësen “Liaoning”, në ujërat në lindje të ngushticës Miyako, duke njoftuar paraprakisht për zonat detare dhe ajrore përkatëse.

Sipas tij, gjatë stërvitjes, avionët e SDF-së hynë vazhdimisht në zonat e caktuara, duke shkaktuar shqetësime që ndikuan rëndë në stërvitjen detare kineze dhe paraqitën rreziqe serioze për sigurinë e fluturimit.

Wang deklaroi gjithashtu se zhurma e bërë prej Japonisë për këtë çështje ishte plotësisht në kundërshtim me faktet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More