Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK

nga D. V.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) zhvilloi sot mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), u zgjodh Klodian Braho, i cili mori 7 vota. Braho u zgjodh mes 4 kandidatëve dhe do të ketë një mandat trevjeçar, duke zëvendësuar në këtë pozicion Altin Dumanin. I dyti me tri vota u rendit Adnan Xholi, Elvin Gokaj mori 1 votë, ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Të katër kandidatët, Adnan XholiDoloreza MusabelliuElvin Gokaj dhe Klodian Braho, paraqiten përpara anëtarëve të KLP-së platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Mbledhja u organizua në praninë e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike, mes tyre e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së, Nancy Van Horn dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More