Shkup, 18 shtator – Gratë-deputete nga Klubi i deputeteve në Kuvend, dërguan reagim të përbashkët, me të cilin reagojnë për respektim të vazhdueshëm të ligjeve, reagim në kohë dhe efikas nga të gjitha institucionet kompetente për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.
“Ne unanimisht i mbështetëm ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat femicidi njihet dhe trajtohet si vepër penale. Kërkojmë nga institucionet kompetente të marrin të gjitha masat për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e femicidit”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Deputetet unanimisht dënuan ashpër dhe fuqishëm rastet e shpeshta, jo vetëm të dhunës brutale, por edhe të femicidit, duke vlerësuar se është i domosdoshëm angazhimi i plotë dhe serioz i të gjitha institucioneve relevante.
“Ne kërkojmë nga organet gjyqësore të marrin parasysh Konventën e ratifikuar të Stambollit dhe dispozitat e Kodit Penal që janë në harmonizim me të. Femicidi është forma më e rëndë e dhunës ndaj grave thjesht sepse janë gra. Gratë domosdoshmërish të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura, e atë duhet ta sigurojnë TË GJITHA institucionet në shtet”, porosisin deputetet.